Komuna Pendik e Stambollit bëhet me parkun “Adem Jashari”

Lajme

Komuna Pendik e Stambollit bëhet me parkun “Adem Jashari”

Më: 24 maj 2015 Në ora: 19:41

Të dielen në Pendik të Stambollit është përuruar parku “Adem Jashari”. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Fadil Osmani i ftuar special nga Komuna Pendik e Stambollit.

Osmani tha se ishte ndjenjë e veçantë ta shikoje tërë atë park madhështor që mbanë emrin e heroit legjendar Adem Jashari. Remzi Sheker nënkryetar i komunës Pendik të Stambollit i cili është me prejardhje shqiptare ishte iniciator për ta pagëzuar një park modern me emrin e Adem Jasharit.
Adem Jashari edhe figurativisht dhe shpirtërisht zbriti në një komunë të madhe të Stambollit për të pagëzuar një park modern me emrin e tij, raporton rajonipress.

Të dielën në Komunën Pendik të Stambolli me iniciativën e Remzi Sheker nënkryetar i komunës Pendik i përkrahur edhe nga Kenan Shahin kryetar i komunës është përuruar parku modern që mbanë emrin e kryelegjendarit Adem Jashari.

Fadil Osmani zyrtar komunal i cili për një kohë të gjatë ka ruajtur lidhjet me komunën Pendik tha se kësaj radhe është ftuar si mik special i Komunës Pendik.

Osmani tha se ishte ndjenjë e veçantë të shikoje tërë atë krenari që e kanë shqiptarët në Stamboll për emrin që tash e tutje do ta ketë ky park. “Adem Jashari ishte sot i gjallë tek shqiptarët e Stambollit sepse të gjithë shprehën emocionet e tyre në momentin kur parku u pagëzua me emrin e tij” tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat