E tmerrshme: Studenti nga Kosova në Britani, e hedh veten në ajër për Shtetin Islamik

Lajme

E tmerrshme: Studenti nga Kosova në Britani, e hedh veten në ajër për Shtetin Islamik

Më: 24 maj 2015 Në ora: 00:05

Një sulmues vetëvrasës me bombë ka ndihmuar Shtetin Islamik të përparojë në qytetin Ramadi të Irakut.
I njohur si Abu Musa al-Britani, studenti i mirë 20-vjeçar, shqiptari Fatlum Shalaku, ishte në mesin e gjashtë militantëve që e hodhën veten në ajër, raportin ITV, transmeton Telegrafi.

Në mars, po ashtu në Irak, kishte vdekur vëllai i Fatlumit, Flamuri 23-vjeçar.

Një shok i tij i shkollës thotë se Fatlumi ishte miqësor, i shoqërueshëm e që i pëlqente të shpërndante foto të tij në rrjetet sociale. Tranzicioni i tij në esktremist ishte gradual, përderisa i vëllait të tij më i shpejtë.

ITV shkruan se këta vëllezër vijnë nga familja jo e devotshme myslimane nga Kosova. Ata kanë shkuar në Turqi më 2013, prej nga kaluan në Siri. Prindërve u kishin thënë se po shkojnë për të bërë punë humanitare.

Miqtë e tij janë të shokuar kur morën vesh se ai ishte sulmues vetëvrasës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat