Fillimjava vazhdon me mot jostabil

Lajme

Fillimjava vazhdon me mot jostabil

Më: 22 maj 2015 Në ora: 22:34

Nesër në mëngjes dhe paradite priten reshje lokale shiu, e vende-vende edhe bubullima. Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët. Era do të fryejë nga jugperëndimi 4-9m/s.

Të dielen paradite do të mbajë mot pjesërisht i vranët, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten reshje lokale shiu dhe bubullima. Edhe fillimjava do të vazhdoj të mbajë me mot jostabil, me vransira dhe reshje lokale shiu, vende-vende edhe me mundësi për bubullima. Temperaturat do të jenë pak më të ulëta se ditëve të kaluara, por rreth vlerave mesatare për muajin maj nga 19C-23C, ndërsa minimalet do të sillen nga 9C-14C.

Nga e diela do të fryejë erë veriore-veriperëndimore 4-8m/s.

Shtypja atmosferike do të jetë pak e ulët, por kryesisht stabile./Prishtina Weather/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat