Kolonel Dritan Demiri po e larton emrin e shqiptarit

Lajme

Kolonel Dritan Demiri po e larton emrin e shqiptarit

Nga: Maxhun Smajli Më: 22 maj 2015 Në ora: 17:51

Një eklips po nxinë jetën e shqiptarit. Si termet fundosi ëndrrat e sapo nisura. Kombi po përmbyset në asgjë...?! Nga kulmi i lavdisë pingul e në mjerim të thellë, e unë në ekstazë thërras në pezëm përhumbur: ku është krenaria kombëtare...?!
Pa iu dridhur qerpiku po dhurojnë vdekjen këta politikan me bujari satanike, si demonë po na dhurojnë shkatërrimin. Si thikë e mprehur po shpojnë tej e mbanë trupin e tokave shqiptare-trupin e Ilirides. Ah ky djall, që bërtet e çirret: “Jam unë këtu që sundoj e do të sundoj përjetësisht. Ilirida është dhe do të jetë e imja, nën këmbët e mia”.
Iliridën e kanë lidhur tashmë vargonjtë e intrigës gjëmtare, nga ku nuk do të gjejë rrugëdalje. Korbat, hienat ndjellazeza po i copëtojnë zemrën. Aty mungon tërësisht jeta; pamje e humbjes dhe zbraztësisë. Aty përmbyset, tjetërsohet dhe vdes një identitet kulturor dhe etnik. Dhembja dhe tendosja emocionale rritet.
O zot, ku je?! Ku i ke rrufetë përvëluese, që me to djeg lisat maje maleve dhe katilat i le gjallë. Pse nuk i zhuritë me llavën shkatërrimtare, mbledhur thellësive të zemrave me shkrumbuese të nënave dhe baballarëve tonë?

Lufta e Kumanovës ua grisi maskat

Si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i luftës në Kosovë, i jep të drejtë vetes të flas dhe të shkruaj për krenarinë dhe zhgënjimin tim për luftën që u zhvillua në Kumanovë. Jam strukur në dhomën time të punës. I thyer në shpirt e zemër edhe mendja më është turbulluar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën, të dielën dhe të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat