Mulaku priti zëvendëskomandantin e KFOR-it, Anton Waldner

Lajme

Mulaku priti zëvendëskomandantin e KFOR-it, Anton Waldner

Më: 7 maj 2015 Në ora: 15:00

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe nënkryetari, Dibran Percuku,kanë pritur sot në takim zëvendës komandantin e KFOR-it, Anton Waldner, me të cilin ka biseduar për shumë tema, kryesisht për sigurinë në komunën e Vushtrrisë.

Kryetari Mulaku ka falënderuar zëvendës komandantin e KFOR-it, Anton Waldner, për vizitën e tij në Vushtrri, kurse pas një prezantimi të detajizuar mbi të arriturat dhe synimet e mëtutjeshme të zhvillimit ekonomik të Komunës, konfirmoi bashkëpunimin e mirë që e kanë dhe që do ta kenë në mënyrë të vazhdueshme me KFOR-in.

Në këtë takim, gjendja e sigurisë në komunën e Vushtrrisë është vlerësuar të jetë e qetë dhe stabile, duke u potencuar se Vushtrria është shembull i tolerances se mire multi etnike.

Nga ana e tij, zëvendës komandanti i KFOR-it, Anton Waldner, ka falënderuar kryetarin Mulaku, për të cilin tha vetëm fjalë miradie të transmetuara nga bashkëpunëtorët e tij, për pritjen si dhe për bashkëpunimin e mirë që e kanë me Komunën e Vushtrrisë në të mirë të sigurisë së qytetarëve. Pas përfundimit të takimit, gjeneral Waldner dhe stafi i tij u interesuan të mësojmë më shumë për Vushtrrinë, si njëri ndër qytetet më të lashta jo vëtëm në Kosovë, përmes fotografive që gjenden në ambientet e godinës. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat