Hapet rruga për banorët e Selishtës

Lajme

Hapet rruga për banorët e Selishtës

Më: 6 maj 2015 Në ora: 21:02

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, Sokol Haziri me bashkëpunëtorë, sot ka inspektuar punimet që janë bërë në hapjen emergjente të rrugës pas rrëshqitjeve të mëdha të dheut dhe bllokimit të disa lagjeve të fshatit Selishtë.

Me këtë rast drejtori Haziri, ka thënë se gjatë ditës së djeshme është bërë hapja e rrugës për qarkullim të banorëve të njërës pjesë të fshatit Selishtë, pasi në këtë fshat ditë më parë kishte ndodhur një rrëshqitje e madhe e dheut e cila ka dëmtuar rrugën dhe kishte rrezikuar edhe rrjetin elektrik.

“Rasti i shembjes së dheut në këtë fshat kërkonte intervenim të menjëhershëm dhe emergjent, ngase një pjesë e madhe e fshatit ishte e bllokuar për qarkullim të automjeteve. Falë intervenimit të menjëhershëm, gjatë ditës së djeshme është arritur që të hapet kjo rrugë për qarkullim edhe përkundër që në këtë pjesë ka ndodhur rrëshqitje shumë e madhe e dheut që ka prishur tërësisht rrugën në një pjesë dhe ka rrezikuar edhe rrjetin elektrik. Tashmë gjendja është kthyer në normalitet dhe lëvizja e qytetarëve ndodh normalisht në këtë rrugë. Por poashtu ky nuk është veprimi final, ngase gjatë të ardhmes së afërt do të bëhet trajtimi edhe me zhavorr i kësaj rruge që e bënë të mundur pastaj qarkullimin më të lehtë të automjeteve dhe qytetarëve”, tha drejtori Haziri, duke shtuar se kjo drejtori punon në bazë të planifikimit, por intervenon edhe në rastet emergjente.

Ndryshe, kjo drejtori është duke punuar edhe në shumë pjesë të qytetit në projekte të ndryshme si në investim të rrugëve, ujësjellësit, kanalizimit, trotuareve, gjelbërimit etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat