Mustafa: Veturat 3Z nuk duhet të përdoren për festa dhe familje

Lajme

Mustafa: Veturat 3Z nuk duhet të përdoren për festa dhe familje

Më: 4 maj 2015 Në ora: 15:47

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për katër komunat në veri të vendit, Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin.

Në mbledhjen e Qeverisë që u mbajt pasdite kryeministri Isa Mustafa po ashtu ka folur edhe rreth keqpërdorimit të veturave zyrtare gjatë festës së 1 Majit.

Sipas Mustafës kjo dukuri nuk duhet lejuar ndërkaq ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme që herëve tjera këto vetura të ndalohen dhe nëse nuk janë të autorizuar që janë duke udhëtuar zyrtarisht të kthehen prapa.

Ndryshe për festën e 1 Majit janë parë shumë vetura zyrtare që kanë shkuar drejt vendeve fqinje, veçanërisht drejt Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat