Rashiq: “Luftë” mes serbëve të Gjuriqit dhe Vulinit në Kosovë

Lajme

Rashiq: “Luftë” mes serbëve të Gjuriqit dhe Vulinit në Kosovë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 21:30

Lideri i Partisë Demokratike Progresive dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se mungesa e përfaqësuesve serbë në seancën e Kuvendit, për shkak të "polarizimit të Marko Gjuriq dhe Aleksandar Vulinit" nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të serbëve në Kosovë.
"Sot, në seancën e Parlamentit të Kosovës ka ndodhur një rast i çuditshëm, ku jo të gjithë përfaqësuesit serbë ishin të pranishëm dhe kjo për shkak të polarizimit të serbëve të Gjuriqit dhe Vulinit. Shumë po merremi me ‘serbizimin’ dhe shumë pak me probleme praktike", tha Rashiq në Beograd.

Ai këto komente i ka bërë në tryezën e rrumbullakët mbi lirinë dhe të drejtat në kontekst të zbatimit të Konventës Evropiane për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu tha se problemet e serbëve, praktikisht nuk janë zgjedhur seriozisht, përfshirë edhe serbët në Kosovë të cilët janë identifikuar si kërcënim për interesat kombëtare shqiptare, duke i detyruar ata që të qëndrojnë në atë territor "të brishtë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat