S’ka grupe ilegale në Maqedoni

Lajme

S’ka grupe ilegale në Maqedoni

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:30

Autoritetet kufitare të Kosovës rikonfirmojnë se deri më tani nuk kanë vërejtur diçka të pazakontë përgjatë kufirit që do të cenonte sigurinë në Kosovë apo Maqedoni.

Njësitet e Policisë Kufitare të cilët kanë thënë se nuk kanë hasur në asnjë grumbullim të pretenduar nga pala maqedonase.

Vahid Hasani polic në pikën kufitare me Maqedoninë ka thënë për transmetuesin publik se i kanë shtuar masat e sigurisë në vijën kufitare, dhe se nuk kanë hasur në persona të cilët kanë hyrë ilegalisht në Maqedoni.

Ndërkaq dje Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, kishte deklaruar se një grup prej pesëdhjetë (50) personave kanë hyrë në Maqedoni, respektivisht në fshatin Saraj të Shkupit, ndërkaq Policia e Kosovës e ka mohuar një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat