ASK nesër del në shesh

Lajme

ASK nesër del në shesh

Më: 19 prill 2015 Në ora: 21:49

Një nga klasat e American School of Kosova do të zhvendoset për disa ditë në sheshin e qyteti Zahir Pajaziti.

Nga data 20 Prill deri më 24 Prill 2015, klasa do të qëndroj në sheshin e qytetit për të informuar qytetarët dhe nxënësit e interesuar rreth shkollimit në ASK, kushtet e kësaj shkolle, mënyrën e regjistrimit si dhe përparësitë e një shkollimi Amerikan në zemër të Prishtinës.

Gjatë këtyre ditëve të gjithë të interesuarit do të kenë rastin të informohen më shumë rreth American School of Kosova nga vet stafi, nxënësit dhe profesorët.

Aty mund të informohen edhe më shumë rreth bursave të shumta që kjo shkollë ofron.

Për më shumë, nxënësit e interesuar do të kenë mundësinë që aty të plotësojnë formën e aplikimit dhe të vazhdojnë tutje të hyn në provimin pranues të shkollë që do të mbahet më 25 Prill 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat