Rahoveci bëhet me trafostacion të ri

Lajme

Rahoveci bëhet me trafostacion të ri

Më: 17 prill 2015 Në ora: 19:16

KEDS njoftojnë se kanë vendosur një trafostacion të ri së bashku me rrjetin përcjellës në Rahovec. Kjo, sipas tyre, ka rregulluar tensionin për qindra qytetarë.

Madje KEDS thotë se në këtë pjesë edhe ka shtrirë rrjetin e ri.

Në një komunikatë për media thuhet se ky lokacion në pjesën verilindore të qytetit kishte rënie të vazhdueshme të tensionit dhe se rrjeti i trashëguar ishte në gjendje mjaft të rëndë.

“Nga vendosja e trafos së pagëzuar Rahoveci 16, qindra qytetarë do të kenë shërbime më cilësore dhe më të sigurta. Në atë trafo janë paraparë që të zhvendosen edhe njehsorët elektrikë në shtylla”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat