Ujërat e zeza duhet të trajtohen me urgjencë

Lajme

Ujërat e zeza duhet të trajtohen me urgjencë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 23:21

Ujërat e Kosovës duhen ruajtur, por kjo vështirë se mund të bëhet pa trajtimin e ujërave të zeza.

Për ruajtjen e këtij elementi bazë për jetë, sot në Prishtinë u diskutua draft-strategjia 2015-2033.

Për të ruajtur ujërat e pijshme të Kosovës, duhen trajtuar me urgjencë ujërat e zeza. Kështu është thënë në diskutimin e draft-strategjisë për ujërat 2015-2033. Zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se pa trajtimin e ujërave të zeza Prishtina rrezikon të ndotet në çdo kohë, kur ka reshje.
“Eshtë bashkëpunim i domosdoshëm i politikave mjedisore. Por e kemi shumë të domosdoshme që të merremi me këto politika mjedisore... Kur të vjen koha nuk do të mund të merremi”, tha drejtor i Urbanizimit, Liburn Aliu.
“Mendoj se është një problem shumë serioz që nuk është trajtua me seriozitetin e nevojshëm”, tha drejtori i Inpeksionit Xhelal Sfeqla.

Rrezik nga ndotja ka edhe në dy liqenet nga ku furnizohet Prishtina me ujë të pijshëm, Badovci dhe Batllava. Drejtues të ujësjellësit thonë se ndërtimet afër liqeneve paraqesin rrezik për ujin.

“I kemi dy pompa të benzinës që janë ndërtua ne fillim të liqeneve, ato janë bomba atomike shpejt mund të kërcasin.Nuk e di kush u ka dhënë leje”,tha Gjelosh Vataj, drejtor i Ujësjellësit “Prishtina”

Strategjia për ujëra për 20 vitet e ardhshme parasheh një varg masash që duhet të ndërmerren si nga trajtimi i ujërave të zeza, deri te pastrimi dhe mirëmbajtja e lumenjve. Debati për ujërat është organizuar nga Qendra për Avokim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat