Në Alpe është gjetur një xhirim me telefon nga aeroplani

Lajme

Në Alpe është gjetur një xhirim me telefon nga aeroplani

Më: 31 mars 2015 Në ora: 22:51

Në Alpet franceze në vendin ku u rrëzua aeroplani “Germanwings” është gjetur një video xhirim në të cilën janë kapur momentet e fundit para tragjedisë.

Video xhirimi me telefon mobil është aq kaotik sa që është e vështirë të identifikohen njerëzit por zërat dhe britmat e udhëtarë qartë dëshmojnë se ata kanë qenë të tmerruar se çka po iu ndodhë, ka njoftuar gazeta Bild e Gjermanisë.

Mund të dëgjohen britmat “Zoti im” në disa gjuhë si dhe goditjet me lëndë metalike më shumë se tri herë sigurisht e xhiruar kur piloti ka tentuar ta hapë derën e kabinës.

Përveç kësaj të gjithë trupat e të vdekurve në aeroplan janë tërhequr nga vendi i tragjedisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat