Lufthansa ua ofron nga 50 mijë euro familjarëve të viktimave të aeroplanit

Lajme

Lufthansa ua ofron nga 50 mijë euro familjarëve të viktimave të aeroplanit

Më: 28 mars 2015 Në ora: 13:14

Të afërmeve të viktimave të aeroplanit Germanwings u janë ofruar deri në 50 mijë euro kompensim për secilin person që ka mbetur i vdekur, si një asistencë e menjëhershme financiare nga kompania Lufthansa, bën të ditur Daily Mail.

Sido që të jetë nëse vërtetohet se Lufthansa ka ditur për gjendjen mendore të pilotit ata mund të marrin kompensim multimilionësh.

Por, gjithçka varet nga familjarët nëse do të ngritin padi bazuar në provat që kanë dalë nga hetimi i deritashëm.

Nga rrëzimi i aeroplanit i të tipit AirBus, A320, në Francën Jugore kanë mbetur të vdekur 150 persona. Aeroplani, pjesë e kompanisë Germanwings (Lufthansa), ka fluturuar nga Barcelona drejt Düsseldorfit. Në bazë të gjetjeve të deritashme kjo tragjedi është shkaktuar qëllimshëm nga piloti me çrregullime psikike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat