Spitali: Ndihmës-piloti Lubitz nuk u mjekua nga depresioni

Lajme

Spitali: Ndihmës-piloti Lubitz nuk u mjekua nga depresioni

Më: 27 mars 2015 Në ora: 21:40

Spitali universitar në Dyseldorf ka njoftuar se ndihmës-piloti i aeroplanit “Germanwings”, Andreas Lubitz ka qenë pacient i këtij spitali gjatë dy muajve të fundit.

Lubitz në spital ka ardhur më 10 mars për “shikime diagnostike”, thuhet në njoftim të spitalit, t.

Klinika nuk jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore, por demanton raportimet e medieve gjermane që ai aty ishte mjekuar nga depresioni.

Në njoftim shtohet se kartoni i tij shëndetësor i është dhënë prokurorisë në Dyseldrof, raporton AP.

Prokuroria gjermane ka njoftuar se Lubitz, për të cilin dyshohet se qëllimisht e rrëzoi aeroplanin me 150 udhëtarë, ka qenë në pushim mjekësor ditën e fatkeqësisë, por këtë nuk ua ka treguar punëdhënësve.

Organet hetimore thonë se Lubitz e ka fshehur depresionin nga punëdhënësit e tij.

Hetuesit në mesin e dokumenteve në shtëpinë e tij i kanë gjetur edhe disa letra të shqyera në të cilat janë udhëzimet për pushim mjekësor, që i ka nënshkruar mjeku i tij. Në mesin e tyre edhe një letër me datën e ditës së tragjedisë në Alpet franceze.

Tash për tash nuk është bërë e ditur arsye se pse Lubitz është dashur të pushojë, por supozohet se në pyetje ishin problemet psikike të lidhura me gjendjen depresive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat