Miratohet nisma për kalim me letërnjoftim në Maqedoni

Lajme

Miratohet nisma për kalim me letërnjoftim në Maqedoni

Më: 4 mars 2015 Në ora: 14:14

Qeveria e Kosovës e ka miratuar në parim nismën për marrëveshjen me Maqedoninë përmes së cilës qytetarëve të të dyja vendeve do iu mundësohet kalimi i kufirit pa pasaporta.

Sipas komunikatës së qeverisë së Kosovës “marrëveshja rregullon lëvizjen e shtetasve të të dyja vendeve në territorin e palës tjetër pa viza dhe me një dokument të vlefshëm udhëtimi ose kartë të vlefshme biometrike të identitetit dhe do të avancojë bashkëpunimin në mes të dyja vendeve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat