Mot jostabil por i ngrohtë deri të mërkurën, në fundjavë ftohtë dhe mundësi për reshje bore

Lajme

Mot jostabil por i ngrohtë deri të mërkurën, në fundjavë ftohtë dhe mundësi për reshje bore

Më: 2 mars 2015 Në ora: 07:57

Të hënën, do të ketë intervale më të gjata me diell dhe erë mesatare nga jugperëndimi. Temperatura maksimale deri në 14C. Gjatë mbrëmjes vransirat do të shtohen, e gjatë natës dhe të martën në mëngjes priten reshje të dobëta shiu. Ditën e martë do të jetë pak më ftohtë me temperaturë maksimale deri në 9C dhe erë verilindore 4-6m/s.

Të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht vranët me reshje të dobëta lokale shiu.

Të enjten më pas do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe priten të reshura shiu, që vende-vende mund të jenë më intenzive. Temperaturat maksimale të mërkurën e enjten do të sillen nga 12-13C. Temperaturat minimale deri të enjten do të sillen nga 1C deri 4C. Të enjten do të fryejë erë jugore 5-12m/s, e gjatë natës nga veriu 5-7m/s.

Të premten më pas do të depërtojnë masa të ftohta ajrore dhe priten edhe mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat do të zbresin deri në 4C, ajo maksimale, dhe 0C, ajo minimale.

Shtypja atmosferike do të jetë në ngritje deri ditën e martë, në 1025mb, e më pas deri ditën e enjte do të zbresë deri në 1004mb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat