Ja çfarë thotë polici që gati u vra nga protestuesit (Video)

Lajme

Ja çfarë thotë polici që gati u vra nga protestuesit (Video)

Më: 30 janar 2015 Në ora: 20:54

Protesta e së martës e cila eskaloi në dhunë në mes policisë dhe protestuesve, la shumë persona të lënduar.

E në mesin e të lënduarve pati edhe shumë policë e po ashtu edhe protestues.

Njëri nga policët i cili ishte në detyrë të martën gjatë kësaj proteste, Agron Elshani ka pësuar lëndim në njërën këmbë.

Elshani për emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka rrëfyer rastin se si është goditur nga një protestues me një guri të madh.

“Në pjesën që lidh sheshin Nënë Tereza me rrugën “Tring Ismajli” na ka ardhur urdhri që duhet të ndërhyjmë për ti larguar protestuesit të cilët ishin duke gjuajtur me gurë. Në ato momente njëri nga kolegët ka qenë I rrëzuar i kam ndihmuar të ngritët, dhe pastaj jam tërhequr mbrapa duke u munduar të mbrohem më kanë gjuajtur me guri dhe më kanë rrëzuar”, ka thënë Elshani, duke e vazhduar tregimin se pasi që është rrëzuar njëri nga protestuesit ka shkuar dhe e ka goditur me një guri të madh në këmbë.

“Njëri nga kolegët e mi në atë rast ka shtirë me armë zjarri për ta shpërndarë masën, dhe e falënderoj sepse më ka shpëtuar jetën”, ka thënë Elshani.

Gjatë kësaj proteste përpos të lënduarve të shumtë ka pasur edhe një numër të madh të të arrestuarve.

Më poshtë mund ta gjeni videon e rastit ku Elshani për pak sa nuk e humbi jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat