Bisderko: Marrëdhëniet e tensionuara, dëmtojnë të dyja palët

Lajme

Bisderko: Marrëdhëniet e tensionuara, dëmtojnë të dyja palët

Më: 28 janar 2015 Në ora: 13:54

Kryetarja Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se është e diskutueshme nëse Ministri Alexander Jabllanoviq pas deklaratave që bëri duhet të mbetet në Qeveri.

Biserko në një deklaratë për Radio Kosovën programin në gjuhën serbe vlerëson se marrëdhëniet e tensionuara, para rifillimit të dialogut në Bruksel, dëmtojnë të dyja palët.

Demonstratat e djeshme në Prishtinë treguan situatën aktuale politike në Kosovë, thotë kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Sipas saj, njëra është marrëdhënia me palën serbe, tjetra deklarata e ministrit Jabllanoviq e cila ishte krejtësisht e papërshtatshme dhe shkas për protesta, por sipas saj edhe pakënaqësia e brendshme e cila kryesisht buron nga situata socio- ekonomike, ishte arsye e protestës.

"Kosova gjithashtu ka edhe shumë probleme e barrë tjera, dhe kjo për faktin se pozita e saj si shtet i pavarur nuk është përcaktuar plotësisht, statusi i serbëve ende është i luhatshëm për shkak se refuzojnë të integrohen në institucionet e Kosovës pavarësisht Marrëveshjes së Brukselit. Zbatimi i saj është plot konteste dhe i ngadalshëm për shkak të mungesës së vullnetit politik, veçanërisht nga ana serbe".
Sonja Biserko thekson se është e diskutueshme nëse ministri Jabllanoviq pas deklaratave që bëri, duhet të qëndrojë në Qeverinë e Kosovës.
Ajo vlerëson se përmes "Listës Serbe", e cila është nën kontrollin e Beogradit dhe Aleksandar Vulinit , ka mundësi për të kontrolluar Parlamentin e Kosovës dhe ka ndikim në atë që ndodhë lidhur me disa çështje.

"Unë mendoj se pala serbe në këtë situatë të tensionuar dhe për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike duhet të kujdeset më shumë për këtë atmosferë dhe nuk është shembull i mirë që një ministër në një qeveri deklarojë për palën tjetër ashtu, por edhe pala tjetër duhet të këtë kujdes. Mendoj se ka ardhur koha që secili të japë llogari për deklaratat e veta publike dhe sjelljen dhe shtrohet pyetja se a duhet një ministër i tillë të mbetet në atë qeveri”.
Ajo shton se secila palë e konsideron vetën si viktimë të kësaj situate dhe është koha që të bëhet një hap përpara nga këto pozicione dhe të shikohet nga e ardhmja.

“Mendoj që pala serbe më në fund duhet të vendos, përkatësisht ndoshta ka vendosur në nivel politik, të qëndroj në Kosovë dhe të integrohet në institucionet kosovare dhe se është koha e fundit të definojë ardhmërinë e saj së bashku me shqiptarët e jo që aq shumë të varët nga Beogradi. Shpresoj se kjo do të tejkalohet në dobi të të dy bashkësive”.
Biserko konkludon se ky ashpërsim,në kohën kur në Bruksel duhet të rifillojnë bisedimet, në të vërtet e dëmton edhe njërën edhe palën tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat