Nisma përkrah protesuesit

Lajme

Nisma përkrah protesuesit

Më: 27 janar 2015 Në ora: 15:07

NISMA për Kosovën, kërkon nga Qeveria mos të keqpërdor policinë, për të shfryrë mllefin qeveritar kundër qytetarëve protestues.
NISMA, kërkon nga drejtuesit e Policisë se Kosovës, që mos të bëhet organ politiko-propagandistik i dhunës dhe i mashtrimit te opinionit publik. Policia e Kosovës është organ i sigurisë për secilin qytetarë te Republikës sonë.
NISMA për Kosovën u bënë apel të gjithë qytetarëve protestues që kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre t’i shprehin në mënyrë paqësore, të kulturuar dhe dinjitoze.
NISMA konsideron se e drejta për të protestuar është e drejt qytetare dhe e garantuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre, por gjithmonë në formë paqësore e demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat