Arrestohen disa protestues, angazhohet edhe KFOR-i

Lajme

Arrestohen disa protestues, angazhohet edhe KFOR-i

Më: 24 janar 2015 Në ora: 17:12

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar së paku dy persona që dyshohet të kenë qenë pjesë e grupeve që kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë dhe demolimeve që u bënë objekteve hoteliere në qendër të Prishtinës.
Nga gjësendet që kanë përdorur protestuesit për thyerje të xhamave më së shumti janë gurë, hekura e drunj të ndryshëm.

Protestuesit kanë demoluar edhe lokalet që gjendeshin pranë objektit të Qeverisë, në sheshin “Skënderbeu” dhe në atë “Nënë Tereza”, ndërsa kanë dëmtuar edhe kontejnerët që gjenden andejpari.

I gjithë sheshi është i mbuluar me gurë, ndërsa njësi të shumta të speciale të Policisë së Kosovës shihen në disa vende në shesh.

Ata u kanë bërë thirrje të gjithë të pranishmëve që të largohen nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Policisë së Kosovës i ka dalë në ndihmë edhe KFOR-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat