Rrëfimi i një emigranti: Jetoja si skllav modern në Kosovë

Lajme

Rrëfimi i një emigranti: Jetoja si skllav modern në Kosovë

Nga: H.Orana Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 08:58

27 vjeqari A.H. i cili po qëndron aktualisht në Hungari rrëfen rrugën që bëri për arritur deri atje.
Ai tregon se në kufirin Kosovë Serbi nuk kishte shumë vështirësi për të kaluar, vetëm se përparësi kishin ata që njihnin policët.

Ai thotë se është nisur me disa shok drejt Gjermanisë, por ka mbetur ende në Hungari, derisa rruga deri atje i ka kushtuar 200 euro.

“Ata shoktë shkuan në Gjermani, e mua më nxun për pak dhe ma grisen biletën. Me shtin pak në burg, po tash jam në kamp më të tjert, ku çdo ditë po vijë të ri”, tregon ai.

Ai thotë se policia nuk i keqtrajtojnë nëse edhe këta rrinë të qetë dhe i dëgjojnë fjalët e tyre, përndryshe i rrahin fortë.

Ai flet edhe për arsyen pse ka ikur nga Kosova. Ai thotë se po të ishte gjithçka në rregull nuk do të largohej nga Kosova këtu ka familjen ka gjithçka, por atë e pengon kur sheh çdo ditë e më shumë që politikanët pasurohen e populli nuk po mundet të bëj asgjë. Ai u largua për të kërkuar një jetë më të mirë.

“Nuk ika vetëm pse nuk kisha punë e pare, po me ato pare nuk mund te mbaja familjen këtu. Në Kosovë është jeta shumë e shtrejt, këtu në Kosovë jeton si skllav modernë me 200 euro punon 12 orë, pastaj këtu so e sigurt kurgjo nëse shkon mu shëru vetëm smuhesh ma shumë mandej kejt i ki të kufizume nëse don me udhëtua najkun nuk të jepin viza. Çdo ditë dëgjon korrupsion hajni vrasje, shpresat kjet i kanë të humbura. Kejt arsyja është politikë bërja në Kosovë e cila vetëm për veti pasurohen kjo është arsyja që ata fëmijët e tyre i shkollojnë në Fakultete ma të njoftna në botë e këtu çdo gjë është e kufizuar tamam si skllav jemi ne shqiptarët e Kosovës”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat