Burim Ramadani propozon 10 hapa për të ndaluar ikjen e qytetarëve

Lajme

Burim Ramadani propozon 10 hapa për të ndaluar ikjen e qytetarëve

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:01

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka propozuar 10 hapa për të ndaluar ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka listuar këta hapa.

Lexojeni të plotë propozimin

10 hapat fillestarë për ndaljen e ikjes të të rinjve

Të dashur miq,

Paramendojeni, po t'i bjerë ndërmend Qeverisë që të rinjtë po ikin nga Kosova!

Sigurisht se do të fillonin të mendojnë çka të bëjnë!

Për shembull, Fondi i Kursimit:

1. Të zvogëlojnë menjëherë numrin e Ministrave gjysëm për gjysëm.

2. Të mos caktojnë më shumë se një zv/ministër nëpër Ministritë

3. Të kursejnë të paktën rreth 1 milion euro vetëm nga pagat, drekat e darkat e tyre.

4. Të themelojnë Fondin e Kursimit Qeveritar

5. Të fillojnë shpërndatjen menjëherë, në javën e parë të janarit 2015, të këtij fondi të kursimeve.

6. Më 10 janar 2015, mund të shpërndahen rundi i parë prej rreth 1 milion eurosh për idetë kreative biznesore (vetëpunësuese) të të rinjve.

7. Të paktën 200 të rinj me ide kreative biznesore vetëpunësuese fo të mund të fitonin grante prej rreth 5000 eurosh.

8. Rundi i dytë do të ishte edhe më i fuqishëm në mars 2015.

9. Gjatë tërë vitit 2015, vetëm duke ulur shpenzimet e kota, Qeveria e Kosovës mund të kursejë me dhjetëra miliona euro.

10. Këto dhjetëra miliona euro do të shpërdaheshin në mbështetje të ideve biznesore vetëpunësuese të të rinjve.

Pra, apelet e qeveritarëve nuk e ndalin ikjen nga Kosova. Ikjen e ndalë ndryshimi i mënyrës së qeverisjes.

Qeveria duhet t'i shërbejë qytetarëve, jo qytetarët Qeverisë!

Por, po duket që Qeveria ende nuk ka dëgjuar se njerëzit po ikin!

Fatkeqësisht!

Burim R.

21 dhjetor 2014/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat