Mustafa: Do të krijojmë kushte që njerëzit të gjejnë punë që të mos ikin

Lajme

Mustafa: Do të krijojmë kushte që njerëzit të gjejnë punë që të mos ikin

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 21:09

Mustafa në emisionin "Debat" në RTK ka thënë se, do të krijojë kushte që njerëzit të gjejnë punë në Kosovë e të mos ikin për të gjetur punë të përkohshme jashtë Kosovës.
“Institucionet e vendit kanë përgjegjësi për këtë situatë. Kjo që po ndodhë nuk është një gjë që ka lindur muajt e fundit, është një proces i gjatë por tani është fokusuar më shumë”.
Ai tha se shteti nuk është ndërtuar për të ikur nga ai, por është krijuar për të pasur një hapësirë normale për të jetuar.
“Do të krijojmë kushte që njerëzit të gjejnë punë. Kjo është më e volitshme se ikja nga Kosova për të kërkuar punë të përkohshme”.
“Ne nuk e kemi ndërtuar këtë shtet nga i cili duhet të ikin qytetarët tanë. Ne kemi krijuar këtë shtet që të krijojmë hapësirë për një jetë normale. Dhe, ata ta ndiejnë veten këtu sikur në vendet e Bashkimit Evropian”, tha Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat