U goditën nga makina derisa po iknin nga qentë, fëmijët rrëfejnë ngjarjen

Lajme

U goditën nga makina derisa po iknin nga qentë, fëmijët rrëfejnë ngjarjen

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 20:03

Derisa po iknin prej qenve endacakë tre fëmijë të moshës 12-13 vjeçare janë goditur nga një veturë në lagjen Kodra e Diellit.
Të tre fëmijët janë dërguar në Qendrën Emergjente në QKUK dhe sipas drejtorit të kësaj klinike Basri Lenjani ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Motrat Era dhe Vesa Mekolli si dhe Besa Hyseni, u goditën nga një veturë. Njëra nga të aksidentuarat ka rrëfyer ngjarjen për RTV 21.

"Jemi kanë tu shku rrugës për shkollë dhe për një moment kanë qenë një grumbull qensh, edhe kanë fillu me leh në drejtim të neve edhe për një moment na jemi frikësu dhe për mu largu prej tyre kemi dashtë me kalu rrugën por fatkeqësisht se kemi pa kerrin dhe na ka shkel kerrin", tha Era Mekolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat