Gjermania, Serbisë: Së pari kapitulli për Kosovën

Lajme

Gjermania, Serbisë: Së pari kapitulli për Kosovën

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:49

Ambasadori gjerman, Heinz Georg Wilhelm, shpreson se Serbia sa më shpejtë do të hap kapitullin 35 të negociatave për anëtarësim në BE, që ndërlidhet pikërisht me Kosovën.

"Negociatat me BE-në do të vazhdojnë dhe unë jam i sigurt se më 2015, sa më shpejt që të jetë e mundur, do të hapet ky kapitull”, ka thënë Wilhelm.

Duke përkujtuar se Gjermania është akuzuar disa herë se bllokon hapjen e kapitujve tjerë, ai përsëriti se Gjermania është këmbëngulëse të hapet kapitulli 35, raporton B92.

Ai ia tërhoqi vërejtjen Serbisë se vitin e ardhshëm merr kryesimin e OSBE-së dhe se do të ketë shumë përgjegjësi përkitazi me krizën në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat