Zbulohet statuja e Adem Jasharit në Aeroportin e Prishtinës

Lajme

Zbulohet statuja e Adem Jasharit në Aeroportin e Prishtinës

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:51

Është zbuluar statuja e heroit Adem Jashari, në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës i cili mban emrin e tij, pikërisht në ditëlindjen e tij, 28 nëntorin.
Haldun Firat Kokturk, drejtor i aeroportit “Adem Jashari” tha se do të punojnë gjithmonë me qëllim të zhvillimit të Aeroportit por edhe të të gjithë Kosovës.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli ka thënë se kjo vepër është madhështore.

Ai tha se përkulen me pietet para të gjithë atyre që luftuan për lirinë e vendit.

E veprimtari i yshtjes kombëtare, Adem Demaçi tha se duhet zhvilluar ky Aeroport, sepse sipas tij, askush nuk luftoi vetëm për veten, por për gjithë popullin dhe vendin.

“Le ta ruajmë lirinë tonë, ta zhvillojmë vendin tonë që të ecim përpara sepse kjo ishte dëshira e të gjithë ushtarëve”, tha ai.

Këtë statujë e ka dhuruar kompania Fortesa me ndihmë të Paper Communications.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat