Naim Tërrnava: Mos e lëshoni Kosovën

Lajme

Naim Tërrnava: Mos e lëshoni Kosovën

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 14:23

Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava ka marrë pjesë në faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e Kraishtes në komunën e Lipjanit, ku ishte i ftuar nga një grup i të rinjve për ta falur namazin e kësaj xhumaje siç e kanë quajtur ata më ndryshe, me veshje kombëtare dhe plisa të bardhë.
Myftiu Tërrnava me këtë rast ua ka uruar festën e Flamurit Kombëtar dhe festat tjera që shënohen në këtë ditë të gjithë shqiptarëve, derisa këta të fundit i ka porositur që mos ta lëshojnë vendin dhe të shkojnë në vende të huaja.

“Më lejoni që nga thellësia e shpirtit dhe në emër të të gjitha institucioneve të Bashkësisë Islame të ju uroj festën e flamurit duke e lutur Allahun Xheleshanehu që nevërtetë të gëzojmë të gjitha ato që shpirti na i do dhe të ujojmë njëri-tjetrin edhe daljen në skenë të UÇK-së por edhe ditëlindje e komandantit legjendar Adem Jashari, sepse vetëm kështu ka kuptim jeta, vetëm kështu ka kuptim ardhmëria jonë e ndritshme që do të mbetet deri në kiamet. Vllazën të nderuar të pranishëm dhe ju motra të gjithë pranë ne që jemi sot këtu pro edhe anë e kënd trojeve tona etnike shqiptare kudo që gjenden të ju urojmë këtë festë edhe atyre, të ju urojmë që vërtetë gjeneratat e reja të kenë një ardhmëri të ngritur e të ditur, të kenë ardhmëri më të mirë se tonëdhe të punojmë që këtë mëmëdhe këtë tokë mos ta lëmë, mos të largohemi nga këto troje por të ngelim këtu përkundër vështirësive ekonomike me të cilat ballafaqohemi por buka në këtë tokë ka një domethënie të veçantë, është e ëmbël derisa buka në vendet e huaja nuk e ka aromën e gjirit të nxënës, nuk e ka aromën e e shtëpisë e pragut të derës, nuk e ka aromën e tokës mbi të cilën mësuam të ecim”, ka thënë ai.

Kurse, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ua ka uruar të gjithë qytetarëve Festën e Flamurit.

“Në emër të Komunës dhe në emrin tim personal të ju përshëndes të gjithë juve xhematlinj të kësaj xhamie dhe të xhamive tjera që jeni këtu, e përshëndes edhe të parin e Bashkësisë Islame dhe ekipin e tij, Myftiun Naim Terrnava, përfaqësues të partive politike, zotëri Buja, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Lipjanit në këtë rast e përgëzoj dhe uroj shëndet imamit të xhamisë tuaj zotëri Zaimi i cili me përkushtim po punon në mirëqenien e qytetarëve tanë dhe jo vetëm për por komunë dhe më gjerë. Sot po festojmë bashkë me ju gjithë Kosova dhe gjithë shqiptaria 102 vjetorin e pavarësisë, po festojmë gjithashtu 17 vjetorin e daljes publike të UÇK-së por sa të kemi data të tilla dhe jo vetëm në rastet kur kemi data të tilla ne duhet të kujtojmë por jo vetëm të kujtojmë por të punojmë me përkushtim përgjegjësi, duhet të jemi të sinqertë me vetveten dhe me të tjerët dhe vetëm duke qenë të përgjegjshëm, vetëm duke qenë të pastër ne besoj shumë do të arrijmë ta ndërtojmë vendin tonë dhe ta zhvillojmë vendin tonë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ish kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se kjo festë mbledh në vete kujtime të ndryshme të sakrificës së shqiptarëve për pavarësi.

“Nuk kam ardhur sot të ju drejtohem si kryetar partie por si gjeneral ushtrie për një arsye të vetme, ju e dini që 28 nëntori, në këtë festë e kemi nëntorin e parë apo siç e quajmë nëntorin e Skënderbeut, Nëntorin e dytë të Ismail Qemalit, shpalljen e pavarësisë bashkë me të gjitha territoret e Shqipërisë, e kemi nëntorin e tretë daljen publike të UCK-së por është nj datë e 28 nëntorit kur na erdhi në jetë ditëlindja, e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe kemi shumë festa dhe kjo festë gjithmonë ngërthen në vete përpjekjet, vuajtjet, gjakun, ngërthen në vete kujtimin e pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë ai.

Në këtë ceremoni festive u ndanë disa dhurata edhe për 3 familje të dëshmorëve të Komunës së Lipjanit, si dhe 3 arsimtarë të historisë.

Pas ceremonisë u fal edhe namazi i xhumasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat