"Qeveria PDK-LDK të zbardhë vrasjet e pasluftës"

Lajme

"Qeveria PDK-LDK të zbardhë vrasjet e pasluftës"

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 10:17

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava në një përgjigje për “Bota sot” duke folur rreth 11 vjetorit të vrasjes së oficerëve policor Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj, thotë se vetë zvarritja e shtetit të Kosovës për zbardhjen e këtyre vrasje po shkon drejt shumë dështimeve të tjera.

Ai thotë se në këtë mënyre populli i Kosovës është i zhgënjyer me instutcionet e Kosovës, dhe për këtë arsye çdo ditë e më tepër të rinjët tanë po ia mësyjnë Evropës.
Ndërsa sa i përket qeverisë së re, ai thotë se ajo duhet të përkushtohet më tepër për zbardhjen e këtyre vrasjeve./BS

Ja përgjigjia e plotë e tij:

Në njëmbëdhjetë vjetorin e vrasjes se Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj të vrarë në Raushiq të Pejës si policë në detyrë, këta ishin edhe ushtarë të devotshëm të UÇK-së dhe kontribuuan shumë në çlirimin e vendit, sot e kaq vite familjarët e tyre presin zbardhjen e vrasësve të tyre dhe jo vetëm familjarët por i tërë populli e mirëpret këtë dhe jo vetëm këto vrasje por për të gjitha vrasjet e pasluftës që deri më tani nuk janë të zbuluara. Deri sa nuk zbardhen këto vrasje jo vetëm familjarët por i tërë populli është i zhgënjyer në qeveritarët e tyre që nuk janë kah ndërmarrin zbardhjen e këtyre veprave. Të shiqojmë kohën e tanishme dhe të krahasojmë me vitet e 1990, nuk po na duket si real ky krahasim kur ditë e përditë po shofim të rinjët tonë në mënyra të ndryshme duke ikur për në shtete të huaja, duke mos pa perspektivë të ligjshmërisë së zbardhjeve të këtyre veprave, punësimit etj.

Në këto rrethana pas luftës kur tani i kemi të gjitha institucionet e ndërtuara për zbardhjen e ketyre veprave të rënda penale, e Kosova ka shumë njerëz të cilët i paguan edhe ato me rroga të konsiderueshme duke pasur parasysh mesataren e të ardhurave personale të Kosovës e sidomos numrin e madh të policisë rreth 8000 policë e sa prokuror, gjykatës e të tjerë.

Mendoj se pa zbardhjen e këtyre vrasjeve që kanë ndodhur pas lufte e deri më tani e që nuk janë zbardhur Kosova do të pëson shumë në arenën ndërkombëtare dhe do të jetë e izoluar si deri më tani si e vetmja në Evropë që si ka plotësuar kriterin e liberalizimit dhe shumr performansa tjera që e presin drejt inkuadrimit për në Evropë. Tani mbetet në qeverinë e ardhshme që më shumë të përkushtohet në zbardhjen e këtyre veprave të vrasjeve të pasluftës, luftës të krimit të organizuar dhe hapjes së vendeve të punës për të rinjët tonë nëse nuk duan që Kosova të jetë pa perspektivë dhe pa banorë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat