LDK-ja e Drenasit mbështet Isa Mustafen për kryeministër

Lajme

LDK-ja e Drenasit mbështet Isa Mustafen për kryeministër

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 13:28

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, në mbledhjen e radhës shqyrtoi rrjedhat e aktualitetit politik, pas vendimit të hyrjes në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës ,me ç’rast u mbështet qëndrimi që Lidhja Demokratike e Kosovës të ketë rolin prijës në qeveri, përkatësisht që Isa Mustafa të jetë kryeministër i Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast u kërkua nga organet vendimmarrëse të partisë që në kuadër të politikës kadrovike me rastin e caktimit të kuadrove të LDK-së në resorët e nivelit qendror qeverisës të përfshihen edhe kuadrot nga Dega e LDK-së së Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat