Lushi: Presidente mos ke frikë ta përmendësh UÇK-në para botës

Lajme

Lushi: Presidente mos ke frikë ta përmendësh UÇK-në para botës

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 23:33

Uk Lushi publicist dhe ish luftëtar i Batalionit të Atlantikut, ka reaguar duke kritikuar fjalimin e presidentes Atifete Jahjaga në ceremoninë “Clinton Global Initiative”, e cila nuk përmend as edhe një herë kontributin e UCK-së.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Lushit:
Pavarësisht komplekseve të një numri të bollshëm të frikacakëve që kur ishte koha të dëshmoheshin iknin si era; pavarësisht faktit se luftën nuk e kryem ashtu siç duhej ngase, megjithatë, shumica jonë nuk bëmë krejt çfarë duhet bërë për të fituar lirinë; dhe pavarësisht sjelljes së keqe dhe transformimit nga trima në keqbërës dhe hajna të një numri të vocërr të ish-luftëtarëve të saj, kurrë nuk do ta kisha paramenduar që do të vijë një ditë që pjesëtarë e përfaqësues të popullit shqiptar do të ndihen me siklet e nakar t'i shqiptojnë shkronjat UÇK. O popull shqiptar, UÇK nuk ishte as vetëm e dëshmorëve të saj dhe as vetëm e luftëtarëve të saj, por ajo ishte ushtria jonë, pra e juaja! Mos kini frikë, përmendeni edhe para botës dhe Presidentit të Amerikës Bill Clinton, sepse bota liridashëse dhe Presidenti Clinton ishin përkrahësit kryesorë të UÇK-së!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat