Qytetarët kërkojnë nga Ahmeti t’ua heq WC-të publike

Lajme

Qytetarët kërkojnë nga Ahmeti t’ua heq WC-të publike

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 18:01

Qytetarët po vazhdojnë të ankohen për problemet në kryeqytet. Meqë rrjetet sociale tashmë janë trend për të shprehur edhe shqetësimet e tyre, një banor i lagjës “Bregu i Diellit”I është ankuar publikisht kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Ky qytetar ankohet se tek ndërtesa e ku ndodhet banesa e tij, është vendosur një WC publike, derisa thotë se kjo është vendosur nga rojet e presidentes Jahjaga Qytetari Guxim Gërxhaliu, i cili ka publikuar edhe fotografi, thotë se i është vështirësuar jeta në vendin ku ai aktualisht jeton.

Ai ka kërkuar nga komuna e Prishtinës që të merret me zgjidhjen e këtij problem, meqë siç thotë ai, askush nga banorët nuk është pyetur për vendosjen e kësaj WC publike.

Lexojeni të plotë shkrimin e Guximit
I nderuari z. Ahmeti kisha pas deshire me dit cka ka ndodh ktu. Policët qe e ruajn sigurinë e kryetares ATIFETE JAHHAGA, kanë vendosë këtë ËC publike ngjitur ma banesen time.
1. Tash un duhet te eci në baltë, sepse e kanë zënë trotuarin.
2. Kuterbon era nga fekalet
3. Mjeti per zbrazjen e fekaleve, nuk ka hapësirë për të hy që ta bëjë zbrazjen.
4. Askush nga banorët nuk është pyetur për këtë veprim.
Ju kisha lut sa më shpejtë të ndërmerrni masa.
Me respekt,
GUXIMI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat