Komuna e Ferizajt në hall me disa banesa sociale

Lajme

Komuna e Ferizajt në hall me disa banesa sociale

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 15:26

Komuna e Ferizajt është shprehur e vendosur të premten që t'i liroj banesat e shitura nga firma kontraktore "Liridoni", edhe përkundër një mase ndalese për ekzekutim që ka ardhur nga gjykata.
Nënkryetari i Ferizajt, Xhavit Zariqi, gjatë një konference për medie ka thënë se banesat në fjalë janë pronë e komunës dhe se personat që i kanë blerë ato nga kjo firmë, duhet ta kenë të qartë se kanë blerë pronën e huaj.

"Ne shprehim keqardhje për të gjithë ata qytetarë që i kanë blerë dhe kanë bërë kontratë me kontraktorin, por që fatkeqësisht kanë blerë pronë të huaj dhe në rastin konkret pronari i firmës "Liridoni" ka shitur pronën e komunës, gjë që nuk ka guxuar ta bëjë dhe kjo nuk do të tolerohet", ka thënë Zariqi.

Ai më pastaj ka paraqitur një kronologji të kësaj situate, duke thënë se komuna e Ferizajt në vitin 2010, në bazë të një vendimi të Kuvendit ka lidhur kontratë me firmën "Liridoni" për dhënien me koncesion të objektit që ndodhet në rrugën "Ahmet Kaçiku" përballë stacionit policor. Në bazë të kontratës, komunës i kanë takuar 52 banesa, të cilat një komision i Kuvendit Komunal, u ka ndarë pjesëtarëve të shoqatave të dala nga lufta dhe disa rasteve sociale, në bazë të një rregulloreje të saj.

Por sipas Zariqit, e keqja ka ardhur menjëherë ngase një numër i përfituesve, në këtë rast 6 familje, nuk kanë mundur të vendosën në banesat e tyre dhe t'i gëzohen këtij fakti, ngase punëkryerësi, në këtë rast firma "Liridoni", këto banesa ua ka shitur personave të tjerë, në emër të punës shtesë që ka bërë.

Komuna e Ferizajt, është shprehur e vendosur që këto banesa t'ua kthej familjeve, duke konsideruar së bëhet fjalë për pronën e saj. Nënkryetar Zariqi ka nënvizuar se gjendjen edhe më shumë e ka komplikuar edhe një vendim i Gjykatës Komunale për masën e ndalesës së përkohshme të ekzekutimit, derisa punëkryerësi të merret vesh me këto familje, që i kanë blerë këto banesa.

"Në rastin konkret firma "Liridoni", sikurse edhe disa qytetarë kanë shkuar në gjykatë dhe kanë kërkuar masë ndalese derisa të bëhet zgjidhja përmes gjyqit. Ne nuk do ta përfillmi masën e ndalesës për arsye se gjykatësit në fjalë kanë marr vendim pa asnjë dokument, pa asnjë arsye, pa asnjë fakt dhe sikur të vazhdohet kështu siç ka filluar, atëherë të gjithë qytetarët duhet të bëjnë veprime jashtëligjore, të uzurpojnë, të plaçkitin e të ndërtojnë pa leje në hapësira publike, se vendoset kështu një ndalesë dhe rasti shtyhet për dhjetë vite", ka thënë Zariqi , për të shtuar "se masa e ndalesës për komunën është e papranueshme dhe se komuna do ta qoj vendimin e vet deri në fund dhe do të merr masa për lirimin e atyre banesave".

Për më tepër bëhet e ditur se në këtë projekt, punëkryerësi ka shkelu dhe ka tejkaluar marrëveshjen, duke bërë ndryshime në favor të vetin, duke rritur sipërfaqe të pa arsyshme, duke e prishur projektin për përfitime të veta dhe duke pretenduar se në emër të punës shtesë ka hise edhe në banesat e shitura, ka shtuar nënkryetari i Ferizajt Xhavit Zariqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat