Xhavit Haliti: Ati i Shenjët nderon Shqipërinë dhe Kombin shqiptar

Lajme

Xhavit Haliti: Ati i Shenjët nderon Shqipërinë dhe Kombin shqiptar

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 13:03

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se shkuarja e Papës në Shqipëri është nderim për krejt kombin shqiptar. Ai ka thënë se vizita e tij është historike dhe shpreh dashurin për Shqipërinë.
Ky është statusi i Halitit në Facebook:

Shqipëria dhe shqiptarët kudo që janë tashmë janë gati për të mirëpritur me zemër të hapur Atin e Shenjtë, i cili nesër do të qëndroj për vizitë në Tiranë. Vizita e Papës është një vizitë historike, shpreh dashurinë e Tij për Shqipërinë si dhe paraqet respektin dhe nderimin e Tij për shqiptarët, tolerancën dhe bashkëjetesën shembullore ndërfetare që karakterizon që prej shekujsh popullin tonë.

Kjo vizitë Shqipërisë, e para që Ati i Shenjtë e bën në një vend evropian, le të jetë edhe një motiv më shumë për popullin shqiptar për të kultivuar edhe me më ngulm tolerancën ndërnjerëzore dhe ndërfetare si dhe qëndruar fuqishëm krah aleancës globale kundër ekstremizmit dhe intolerancës se të gjitha ngjyrave, në të mirë të paqes dhe lirisë së njerëzimit. XH.H.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat