Kryetari e cilëson joligjor Komisionin hetues të Komitetit të Arsimit

Lajme

Kryetari e cilëson joligjor Komisionin hetues të Komitetit të Arsimit

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 09:05

Komiteti për Arsim i Kuvendit Komunal të Malishevës e ka formuar të enjten një komision hetues që do të merret me hulumtimin e mënyrës së përzgjedhjes së stafit mësimor për vitin shkollor 2014-2015 në Malishevë.
Është ky komisioni i dytë që e formon ky komitet, pasi para pak kohësh i njëjti komitet e kishte formuar një komision hetimor për hulumtimin e mënyrës së përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Malishevë dhe atë të ndarjes së bursave. Ndërkohë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se formimi i këtyre komisioneve nga Komiteti i Arsimit nuk ka bazë ligjore.

Në mbledhje, sipas një njoftimi të Zyrës për informim publik të Komunës së Malishevës, Komiteti për Arsim ka trajtuar raportin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, për përfundimin e vitit shkollor 2013-2014 dhe fillimin e vitit të ri shkollor 2014-2015, ku para anëtarëve të Komitetit këtë raport e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë për Arsim, Blerim Thaçi i cili edhe është përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komitetit, lidhur me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat