Ja për çfarë akuzohet Fuad Ramiqi?

Lajme

Ja për çfarë akuzohet Fuad Ramiqi?

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 20:33

Udhëheqësi i Lëvizjes Islamike Bashkohu - LISBA, Fuad Ramiqit duket se po i kushton një deklaratë e dhënë dy javë më herët për media.
Ai ka thënë se ata nuk do të rrinë duarkryq “përballë terrorit që po iu në qytetarëve islamë nga pushteti i terrorit”.
“Po vazhdon terrori shtetëror ndaj myslimanëve dhe prijësit tonë po maltretohen. Kjo është një dukuri që nuk mund të imagjinohet brenda popullit tonë”, ka thënë Ramiqi.
Ai e ka quajtur pushtetin e vendi si pushtet diktatorial, derisa ka shtuar se nuk do të rrinë duarkryq.
“Do të marrim hapa në ditët në vijim, por po presim të marrim vesh çka po bëjnë këta dhe deri ku do të shkojnë me këtë terror”, ka thënë ai.
E pikërisht kjo, është edhe baza mbi të cilën kreu i LISBA-së, është arrestuar. Kjo është edhe aktakuza ndaj tij:
Ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, pas arrestimeve të fundit, të personave të dyshuar për terrorizëm me datën 05.09.2014, në paraqitjet e tij publike ka bërë thirrje për rezistencë ndaj organeve të drejtësisë, në atë mënyrë që ka deklaruar se... “nuk do të rrinë duarkryq përballë terrorit” sipas tij që “po shtrojnë institucionet kundër myslimanëve në Kosovë.
-Me këtë kishte për të kryer vepër penale Thirrje për rezistencë nga neni 411 KPRK-së./Indeksonline/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat