Tahiri udhëtoj për Bruksel

Lajme

Tahiri udhëtoj për Bruksel

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:32

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës dhe udhëheqësja e dialogut për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, Edita Tahiri ka udhëtuar sot në Bruksel.

Në agjendën e kësaj vizite janë paraparë takime për vlerësimin e ecurisë së zbatimit të marrëveshjes për mbledhjen e të hyrave doganore në dy pikë kalimet kufitare të pjesës veriore të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës, ajo do të zhvilloj takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për çështjet e energjisë dhe telekomit të cilat kanë hyrë në fazën e aprovimit të planeve aksionale, duke i hapur rrugë zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit në këto fusha.

Delegacioni kryesohet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe përbëhet nga këshilltarët politikë, Gazmir Raci dhe Elona Cecelia si dhe z. Bekim Mehmetaj, udhëheqës për IBM nga Dogana e Kosovës dhe znj. Adrijana Hodzic, udhëheqëse e Zyres Administrative në Mitrovicen Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat