Ja kush janë miqtë dhe armiqtë e xhihadistëve (Grafikon)

Lajme

Ja kush janë miqtë dhe armiqtë e xhihadistëve (Grafikon)

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 23:14

Rritja e Shtetit Islamik (IS) ka ngritur gjeopolitikën e Lindjes së Mesme dhe ka tërhequr ushtrinë e Amerikës përsëri në atë rajon.
Edhe pse IS-ja është i popullarizuar në mesin e militantëve, ky grup nuk ka aleatë në skenën e politikës, gjë e cila e bën më të izoluar sesa al-Qaedan dhe Jabhat al-Nusran.

Ky “mozaik i marrëdhënieve” paraqet parashikimet e raporteve në mes të shteteve, grupet e politikave dhe organizatave militante në Lindjen e Mesme, shkruan The Economist.

“Grafikoni mozaik” i marrëdhënieve të IS në Lindjen e Mesme

Ky grafik na ofron një pamje të shkurtër të “kush me kë janë miq”.

Qeveria siriane është e papëlqyeshme nga shumë vende, por është e mbështetur nga Irani dhe Rusia. Kurdët irakianë kanë shumë miq dhe asnjë armik të përbetuar.

Po ashtu, grafiku tregon shkallën në të cilën Amerika ka nevojë që të luaj lojën diplomatike delikate për të mbajtur së bashku aleatët të cilët mund të mos jenë gjithmonë miq me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat