Loja e fundit e PDK-së!

Lajme

Loja e fundit e PDK-së!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 1 shtator 2014 Në ora: 16:52

Liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma i kanë bërë thirrje deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, si deputetja më e vjetër e Kuvendit, në bazë të së cilës ajo formalisht e udhëheq seancën konstituive të Kuvendit, që deri në fund të javës ti thërrasë deputetët për të përmbyllur krijimin e institucioneve të Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë kërcënuar se në rast se kryesuesja më e vjetër e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina nuk e thërret seancën e Kuvendit deri në fund të kësaj jave, atëherë ata nuk do të rrinë duarkryq, por sipas tyre, do ta thërrasin vet duke mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat