Javë me reshje shiu

Lajme

Javë me reshje shiu

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 16:46

Në pjesën e parë të ditës mbajti mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Në pjesën e parë të ditës mbajti mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kurse në pjesën e dytë të ditës do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperatura minimale u regjistrua 14 gradë celsius, kurse maksimalja e ditës ka arritur në 28 gardë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga dita e nesërme e tutje do të kemi zbritje të temperaturave maksimale si pasojë e erës e cila do të fryj mesatare dhe herë-herë e vrullshme nga veriu dhe veriperëndimi dhe me vete do të sjellë masa të freskëta të ajrit.

Maksimalet e ditës do të luhaten nga 21C-23C.

Reshjet e kohëpaskohshme të shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave të parë të shtatorit, por që edhe intervalet e shkurta me diell nuk do të mungojnë.

Temperaturat maksimale mesatare gjatë këtij muaji parashihen të luhaten nga 23C – 26C, ndërsa ditë me shi në këtë muaj parashihen të bien prej 11 deri 14 ditë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat