Kush e donte Hasanin në Kushtetuese, e kush votoi kundër?

Lajme

Kush e donte Hasanin në Kushtetuese, e kush votoi kundër?

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 18:16

Kur ishte zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ishte në krye të listës si i propozuar nga të gjitha partitë parlamentare. Ai ishte i pari në listën e propozimeve të PDK-së, e cila kishte gjetur mbështetjen paraprakisht edhe nga grupi parlamentar i LDK-së dhe ai i AAK-së.
Edhe dy grupet e tjera, AKR-ja dhe LDD-ja, të cilat kishin vendosur që të dalin me lista të veçanta, Enver Hasanin e kishin si propozim.
Kuundër zgjedhjes së tij kishte dalë deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami. Megjithatë kishte edhe pesë vota të tjera kundër, listës së cilës i printe Hasani. Dy deputetë kishin abstenuar, ndërsa 76 kishin votuar pro.
Seancën e të premtes së 15 majit të vitit 2009, e drejtonte Jakup Krasniqi.
Bazuar në transkritpin e kësaj seance, pika e parë e rendit të ditës për seancën e kësaj dite, të cilën Krasniqi e shpalosi para deputetëve e kabinetit qeveritar, ishte shqyrtimi i propozimit për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në sallë ishin fiks 100 deputetë.
Krasniqi aty po kërkonte nga grupet parlamentare që të procedojnë listën e kandidatëve të mundshëm për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa sipas radhës, fjalën, të parët e kishin Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Për ta përshpejtuar procedurën dhe mbase për ta bërë më të lehtë këtë procedurë të zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ne si grup parlamentar kemi menduar që të dalim me një listë më të ngushtë të kandidatëve për t’u përzgjedhur sot nga vota e deputetëve dhe kjo listë jona, duke mos i futur dy minoritarët për faktin që ata do të zgjidhen në formën e veçantë një herë dhe më pastaj të përbashkët, anëtarë të kësaj liste janë këta pretendues për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, kishte thënë Ramë Buja që kishte folur në emër të PDK-së.
Lista e PDK-së ishte kësisoj: 1. Enver Hasani, 2. Gjyljeta Mushkolaj, 3. Kadri Kryeziu dhe 4. Iliriana Islami
E në emër të LDK-së kishte folur Lutfi Haziri, përcjell koha.net.
“Grupi Parlamentar i LDK-së mbështet listën e përbashkët të partnerëve të koalicionit....Pas konsultimeve të vazhdueshme, ne sot kemi ardhur në përfundim dhe si grup parlamentar do ta votojmë listën e përbashkët të anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese dhe, po ashtu, në parim mbështesim edhe kandidatët nga grupet minoritare që do të propozohen këtu”, kishte thënë Haziri.
Njësoj kishte bërë edhe Ardian Gjini i AAK-së, i cili kishte thënë se “Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk prezanton listë sot dhe e mbështet propozimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, siç jemi marrë vesh më herët me shefat e tjerë të grupeve parlamentare”.
Deputetja Rita Hajzeraj, që atë kohë përfaqësonte AKR-në, kishte përmendur emrat e 5 kandidatëve, e në mesin e tyre edhe Enver Hasanin.
“Personat të cilët ne i kemi zgjedhur janë: Riza Smaka, Enver Hasani, Gjyljeta Mushkolaj dhe Fejzullah Berisha”.
Ndërsa Lulzim Zeneli i LDD-së, kishte prezantuar emrat e Enver Hasanit, Halit Muharremit, Iliriana Islamit dhe Gjyljeta Mushkolajt.
Për listën e parë të propozuar të PDK-së, e me mbështetje të AAK-së, kishin votuar 76 deputetë, 6 ishin kundër, dhe 2 kishin abstenuar. Kështu Kuvendi zgjodhi katër kandidatët e propozuar nga koalicioni për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Enver Hasanin, Gjyljeta Mushkolajn, Iliriana Islamin dhe Kadri Kryeziun.
Në mesin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nën drejtimin e Enver Hasanit, pos shkarkimit të Isa Mustafës si kryetar i Kuvendit, janë edhe shkarkimi i Fatmir Sejdiut dhe Behgjet Pacollit, të dy deri sa ishin duke ushtruar pozitën e Presidentit.

Ja si votuan deputetët
1,Jakup Krasniqi,PDK,Yes
2,Hashim Thaçi,PDK,Yes
3,Fatmir Limaj,PDK,Yes
4,Enver Hoxhaj,PDK,Yes
5,Hajredin Hyseni,PDK,Yes
6,Hajredin Kuçi,PDK,Yes
9,Vlora Çitaku,PDK,Yes
12,Ramë Buja,PDK,Yes
14,Nait Hasani,PDK,Yes
15,Ramadan Gashi,PDK,Yes
16,Memli Krasniqi,PDK,Yes
19,Emrush Xhemajli,PDK,Yes
22,Berat Luzha,PDK,Yes
23,Zafir Berisha,PDK,Yes
24,Adem Grabovci,PDK,Yes
25,Ramadan Avdiu,PDK,Yes
27,Hydajet Hyseni-Kaloshi,PDK,Abstain
28,Teuta Hadri,PDK,Yes
29,Bahri Hyseni,PDK,Yes
30,Kaqusha Jashari,PDK,Yes
31,Sala Berisha-Shala,PDK,Yes
32,Safete Hadërgjonaj,PDK,Yes
33,Selvie Halimi,PDK,Yes
34,Nerxhivane Dauti,PDK,Yes
35,Drita Kadriu,PDK,Yes
36,Elheme Hetemi,PDK,Yes
37,Mimoza Ahmetaj,PDK,Yes
38,Armend Zemaj,LDK,Yes
40,Nekibe Kelmendi,LDK,Yes
42,Lutfi Haziri,LDK,Yes
43,Alush Gashi,LDK,Yes
44,Kolë Berisha,LDK,Yes
46,Ismet Beqiri,LDK,Yes
47,Agim Veliu,LDK,Yes
49,Haki Shatri,LDK,Yes
50,Skender Hyseni,LDK,Yes
51,Bujar Bukoshi,LDK,Yes
52,Sanije Aliaj,LDK,Yes
54,Zef Morina,LDK,Yes
55,Fatmir Rexhepi,LDK,No
56,Naser Osmani,LDK,Yes
57,Adem Hajdaraj,LDK,Yes
58,Luljeta Shehu,LDK,Yes
59,Fatmire Berisha,LDK,Yes
60,Myrvete Pantina,LDK,Yes
61,Nurishahe Hulaj,LDK,Yes
62,Anita Morina - Saraçi,LDK,Yes
69,Arsim Rexhepi,AKR,Yes
71,Suzan Novobrdaliu,AKR,No
72,Esat Brajshori,AKR,No
73,Heset Cakolli,AKR,No
75,Myzejene Selmani,AKR,No
87,Et'hem Çeku,AAK,Yes
88,Ahmet Isufi,AAK,Abstain
89,Naim Maloku,AAK,Yes
90,Bajram Kosumi,AAK,Yes
91,Ibrahim Selmanaj,AAK,Yes
93,Ardian Gjini,AAK,Yes
94,Gjylnaze Syla,AAK,Yes
95,Donika Kadaj,AAK,Yes
96,Zylfije Hundozi,AAK,Yes
97,Enis Kervan,KDTP,Yes
98,Mahir Yagcilar,KDTP,Yes
99,Mufera Sinik,KDTP,Yes
100,Danush Ademi,PDAK,Yes
101,Etem Arifi,PDAK,Yes
102,Hafize Hajdini,PDAK,Yes
103,Bojan Stojanovic,SLS,Yes
104,Slobodan Petrovic,SLS,Yes
106,Dzezair Murati,VAKAT,Yes
107,Sadik Idriz,VAKAT,Yes
108,Spresa Murati,VAKAT,Yes
109,Vladimir Todorovic,SDSKIM,Yes
110,Slavisa Petkovic,SDSKIM,Yes
111,Radmila Vujovic,SLS,Yes
112,Numan Balic,SDA,Yes
115,Dragan Dimic,SLS,Yes
117,Mihailo Scepanovic,SNSDKIM,Yes
120,Murselj Haljilji,GIG,Yes

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat