Ramadani, PDK-së: Prisni edhe pak dhe shiheni kush feston!

Lajme

Ramadani, PDK-së: Prisni edhe pak dhe shiheni kush feston!

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 17:39

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ramadani ka thënë se këto deklarata të PDK-së po i ja kujtojnë festimet me traktorë në Prishtinë në ditën e zgjedhjeve të 8 qershorit.

“ Po i lexoj deklaratat e PDK-së gjatë ditës së sotme dhe mu kujtuan festimet e PDK-së me traktora në Prishtinë, më 8 qershor 2014.
Edhe sot po më duket njëjtë.
Prisni edhe pak dhe shiheni kush feston!
Kosova, përfundimisht, do të tejkalojë Kapjen e Shtetit.
Populli i Kosovës nuk e duron më Kapjen e Shtetit”, ka shkruar Ramadani në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat