Gjykata në Prizren: Mehmet Bytyc dyshohet për seks me para

Lajme

Gjykata në Prizren: Mehmet Bytyc dyshohet për seks me para

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 10:59

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave të Prizrenit, Mehmet Bytyc, nuk kishte kursyer kohën e punës dhe parat , që t’i kënaq epshet seksuale me të miturën.
Gjykata e Prizrenit ka konfirmuar se Bytyc,dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën në vendin e tij të punës. Ai po ashtu të miturës i ka ofruar para prej 10 deri 20 euro.

“I pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale në dëm të vlerave të shoqërisë e cila mbron nderin dhe integritetin seksual, pasi që i njëjti në periudhën kohore, prej muajit janar të vitit 2013, e deri më datën 12.06.2014, në Prizren, në zyrën e tij i njëjti duke shfrytëzuar pozitën e ndjeshme të viktimës përkatësisht të dëmtuarës M. duke mbajtur kontakte me të pandehurën A.B. shfrytëzon të dëmtuarën, të miturën M. e cila ishte në kërcënimin dhe përcjellje të pandehurës A. Të njëjtën e prek me qëllim seksual, dhe për shërbime të viktimës së trafikuar i jep para në shumën prej 10-20 euro”, thotë për prizrenpress, zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Për këtë dyshim, Bytyc ishte nën hetim të policisë, që një kohë të gjatë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria thotë se i dyshuari është arrestuar pas denoncimit të rastit nga një femër tjetër, e cila është arrestuar muaj më parë.

“Ky rast është hetuar që një kohë nga Policia e Kosovës, pasi që një vajzë e arrestuar ka treguar për rastet e paguara seksuale”, thotë Sadria.

PrizrenPress, dy ditë pas publikimit të arrestimit, kishte raportuar se Bytyc kishte paguar me para “kohën seksuale”.

Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Kicaj konfirmon ndërkaq se Bytyc ka qenë duke u hetuar nga janari i vitit 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat