Williamson nesër takon Vuçiqin, të hënën e publikon raportin

Lajme

Williamson nesër takon Vuçiqin, të hënën e publikon raportin

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 20:02

Clint Williamson, kryeprokurori i Task Forcës Speciale për hetimin e pretendimeve për trafikim me organe në Kosovë, do të qëndrojë nesër në Beograd, ku do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Williamson sot ka qëndruar në Kosovë, derisa sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, kryeprokurori amerikan javën e ardhshme do ta publikojë raportin me të gjeturat e hetimit.

Burime të Indeksonline thonë se raporti pritet të publikohet më 28 korrik (e hënë) në Bruksel.Williamson sot në Prishtinë ka takuar presidenten, Atifete Jahajga, ministrat Hajredin Kuçi, Bajram Rexhepi dhe Agim Çeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat