Bahtiri takoi kryetarin e komunës së Inegyl-it, Alinur Aktash

Lajme

Bahtiri takoi kryetarin e komunës së Inegyl-it, Alinur Aktash

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 15:47

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka pritur një delegacion nga komuna Inegyl-it në Turqi, kryesuar nga kryetari Alinur Aktash.
Ky takim është bërë në vazhdën e takimeve për thellimin e bashkëpunimit midis dy komunave të binjakëzuar, Mitrovicës dhe Inegyl-it.

Në këtë takim, Bahtiri ka biseduar kryetarin e Inegylit, Akatsh, për gjendjen e përgjithshme në Komunën e Mitrovicës.
Bahtiri ka thënë se qyteti i Mitrovicës vazhdon të përballet me shumë probleme, si të natyrës politike, ashtu edhe të asaj ekonomike.
Gjithashtu, Bahtiri e ka falënderuar kryetarin Aktash dhe gjithë popullin turk për mbështetjen e fuqishme dhënë popullit të Kosovës e veçanërisht për qytetarët e Mitrovicës. Më tej, ai ka theksuar se në të ardhmen bashkëpunimi do të jetë edhe më i madh.

“Ne kemi shumë respekt për popullin turk, i cili na ka mbështet shumë, sidomos në kohërat e vështira dhe për këtë në emër të qytetarëve e të Mitrovicës, ju falënderoj përzemërsisht. Në shtetin e Turqisë, kemi gjetur një partner strategjik për realizimin e projekteve të ndryshme kapitale zhvillimore. Falë bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy shteteve, por edhe ndërmjet komunave të ndryshme, tashmë në Kosovë kanë hyrë kompani të fuqishme turke që me sukses po e ndihmojnë zhvillimin tonë”, ka thënë Bahtiri.

Ndërsa, kryetari i Inegolit, Alinur Aktash, ka thënë se përveç thellimit të bashkëpunimit dhe kultivimit të vëllazërimit midis dy qyteteve, dy popujve dhe shteteve, qëllimi i vizitës në Mitrovicë, është edhe njohja me gjendjen e përgjithshme në qytet dhe me nevojat e këtushme, në mënyrë që më pas në Inegyl të informohen biznesmenët që duan të investojnë.

Poashtu, ai ka thënë në vazhdim se që prej kohës kur janë binjakëzuar dy komuna dhe se ka pas një bashkëpunim shumë të mirë me Komunën e Mitrovicë, që do të intensifikohet në të ardhmen për realizimin e objektiva të përbashkëta.

“Si rrjedhojë e bashkëpunim të mirë që kemi, jemi duke organizuar edhe shtruarjen e iftareve për qytetarët e Mitrovicës, gjatë gjithë muajit të madhërishëm të Ramazanit. Unë me vete çdo herë marrë edhe biznesmen të ndryshëm, me qëllim që ata të njoftohen me qytetin e Mitrovicës dhe të shikojnë mundësitë e tyre për investime”, ka thënë Aktash.

Kryetarët Bahtiri dhe Aktash me bashkëpunëtorët e tyre kanë bërë iftar në tendën, në të cilën për çdo natë bëjnë iftar mbi 500 qytetarë të Mitrovicës. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat