Pas shuarjes së klasëve të 13-ta, asnjë mësimdhënës s'do të mbetet pa punë

Lajme

Pas shuarjes së klasëve të 13-ta, asnjë mësimdhënës s'do të mbetet pa punë

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 16:25

Zyrtarët komunal të arsimit në komunën e Gjakovës, kanë bërë të ditur se pas shuarjes së klasëve të 13-ta, asnjë mësimdhënës në shkollat e Gjakovës nuk do të mbetet pa punë.

Sipas drejtoreshës së arsimit, Diana Çarkagjija, komuna e Gjakovës, konkretisht drejtoria që ajo drejton tashmë e ka zgjidhur këtë problem dhe ndryshe nga disa komuna tjera, në komunën tonë asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë.

Sipas saj, drejtoria e ka bërë zgjerimin e klasëve, në të cilat do të sisitemohen mësimdhënësit e mbetur, ndërsa gjendja do përmisohet edhe më shumë pas disa muajsh kur do të ketë edhe pensionime të disa mësimdhënësve.

Nga ana tjetër, Çarkagjija ka bërë të ditur se aktualisht është duke u bërë rishikimi i të gjithë mësimdhënësve të komunës së Gjakovës, konkretisht është duke u bërë verifikimi i kualifikimit dhe shpërndarjes së orëve mësimore.

Sipas saj, drejtoria do të shpallë konkurs për të gjithë ata mësimdhënës që verifikohet se janë duke punuar pakualifikimin e nevojshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat