Drejtori i Arsimit në Prishtinë emërohet gjatë javës

Lajme

Drejtori i Arsimit në Prishtinë emërohet gjatë javës

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 18:28

Nga sot, Jusuf Thaçi, drejtori për arsim në komunën e Prishtinës, nuk mban më këtë post, por do të duhet katër ditë, eventualisht një jave, që të zyrtarizohet dorëheqja e Jusuf Thaçit. Më pas, do të bëhet zëvendësimi i drejtorit te arsimit ,Jusuf Thaçi, i cili ka kërkuar nga kryetari i komunës se Prishtinës të lirohet nga kjo detyrë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti , tha se për 6 muaj të qëndrimit të Thaçit në këtë detyrë, komuna ka arritur t`i vendosë disa standarde të qeverisjes së mirë .

Ahmeti tha se ndihet i lumtur që Thaçi, ishte pjesë e Drejtorisë së Arsimit, mirëpo sipas tij, Thaçi që nga fillimi e ka pasur projektin e Atomit, projekt që merret me nxënësit me inteligjencën mbi mesataren e përgjithshme .
Ndërsa Jusuf Thaçi, tha se është i fokusuar pas projektit te Atomit ngase e çmon shume atë kategori të fëmijëve dhe çdo arsyetim tjetër që është thënë nëpër media për dorëheqjen e tij, ka qenë spekulim .
Në fund të konferencës, i pari i komunës, ka deklaruar se nga 15 gushti deri me 15 shtator do të bëhet prezantimi publik i kandidateve për drejtor te shkollave, ku mëpas 3 kandidatët kryesorë për drejtor, do të prezantojnë para komunitetit planet e tyre 4 vjeçare për shkollën. Kjo mënyrë e përzgjedhjes bëhet që edhe prindërit t`i shohin dhe të jenë pjesë e përzgjedhjes së drejtorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat