Universiteti "Kadri Zeka" bëhet pjesë e projektit BE-së

Lajme

Universiteti "Kadri Zeka" bëhet pjesë e projektit BE-së

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 11:17

Universiteti "Kadri Zeka" është institucioni i parë në Kosovë që së bashku me Universitetin e Vigos nga Spanja, po merr pjesë në projektin e Bashkimit Evropian, ‘’ Erasmus Mundus GREEN TECH WB’’, si partner i plotë.

Sipas një njoftimi të këtij universiteti, vendimi ipërzgjedhjes së projektit në fjalë është bërë nga ekspertët e jashtëm të nominuar nga Agjencia Ekzekutive për Edukimin Audiovizual dhe Kulturë (EACEA), në kuadër të programit ‘’Erasmus Mundus’’. Gjithashtu përzgjedhja është bazuarnë cilësinë epropozimit, pozitën e tij relativenë krahasim mekërkesat e tjeratë paraqitura, buxhetinë dispozicion, si dhe masën në të cilën projekti adresonprioritetete përcaktuara nëthirrjenpër propozime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat