Tërmet në Vushtrri

Lajme

Tërmet në Vushtrri

Më: 24 prill 2014 Në ora: 09:23

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është shënuar dridhje e tokës me epiqendër në periferi të qytetit të Vushtrrisë. Edhe pse kanë qenë në gjumë, dridhja e tokës është ndjerë nga qytetarët e Vushtrrisë.

Sipas Qendrës Seizmologjike të Mesdheut, në orën 04:46 sipas orës lokale, është shënuar një dridhje e tokës e intensitetit 2.9 Shkallë të Rihterit dhe epiqendra e saj ka qenë 3 kilometra në Veri të qytetit të Vushtrrisë.

Në vjeshtën e vitit kaluar në rrethinën e Vushtrrisë janë shënuar termite të shpeshta dhe me intensitet të lartë dhe me epiqendër në veri të Vushtrrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat