Qeveria akuzohet për neglizhencë ndaj grupeve radikale islamike

Lajme

Qeveria akuzohet për neglizhencë ndaj grupeve radikale islamike

Më: 21 prill 2014 Në ora: 06:59

Anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë akuzuar Qeverinë për neglizhim të alarmimeve që tash e tre vjet thonë t’i ketë bërë AKI-ja lidhur me rrezikun që përbëjnë grupet radikale islamike për Kosovën
Por, shefi i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se anëtarët e këtij komisioni flasin pa fakte.

Ai, ka pohuar se gjendja e sigurisë me rastin e festës së Pashkëve është stabile, dhe se është ngritur niveli i sigurisë që njëjtë të vazhdojë deri në përfundim të saj, shkruan kd.

Kurse kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, dom Shan Zefi, ka pohuar se prezenca e policisë tek katedralet e kishat nuk ka prodhuar asnjë kundërefekt, dhe se çdo gjë ka shkuar në rregull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat